GYTHION
Dy statujat me madhësi natyrale buzë bankinës - një sirenë dhe marinar në pantallona të shkurtra do ju bien në sy sapo të hyni në portin e Gythion. Gythion është një qytet i vogël bregdetar në Gadishullin Mani, e vendosur në Peloponezin jugor dhe është porti i Spartës, qytetit të lashtë bizantin të Mystras dhe në rajonin Laconia. Në kohët e lashta, banorët e zhurmshëm dhe luftarakë i dhanë kuptim fjalës ‘lakonike’.Duke ecur nëpër Gythion, gëzimi i jetesës është i dukshëm kudo - në ndriçimin e shtëpive me ngjyra pastel, ndërsa ngjiteni në këmbë në malin Koumaros, dhe shkallët pafund në gur të bardhë, ballkonet e hekurit të punuar me bojë me shkëlqim , blu të thellë dhe të gjelbër; në tryezat r mbushura të restoranteve që rreshtohen njëri pas tetri buzë shëtitores, dhe në anijet e vogla të peshkimit pikturuar me ngjyra shpërthyese, secila e pajisur me një sy qelsi për të shmangur të keqen. Sot, banorët janë shumë më të relaksuar - edhe pse Gythion është një qytet i plot zhurmë e trafik. Shëtitorja e bukur dhe restorantet e detit të shkëlqyera e bëjnë qytetin një port të këndshëm dhe të paharrueshëm, veçanërisht nëse doni vetëm një ditë të relaksuar në tokë që nuk do t'ju largojë nga anija juaj.