Royal Caribbean dhe Costa Crociere zbulojnë programin 2020-2021

Data : 14-12-2018

Autori : Delinda Muçollari

Me distance 1 ditë nga njëra-tjetra, Costa Crociere dhe Royal Caribbean zbuluan të rejat që do të sjellin për sezonin e lundrimit dyvjeçar 2020-2021.Kompania amerikane Royal Caribbean do të prezantojë disa anije të rinovuara falë programit të quajtur Royal Amplified, në të cilin do të investojë rreth 900 milionë dollarë. Deri në 10 anije do të përfitojnë nga përmirësimet sipas këtij program. Do të prezantohen karakteristika të reja, përvoja të reja dhe mënyra të reja argëtimi. Objekti i përmirësimeve do të jetë disa anije të klasit Oasis, Freedom dhe Voyager.Në vitin 2020 programi europian i verës do të presë kthimin e Allure of the Seas të rinovuar, një nga anijet më të mëdha turistike në botë, me një itinerar klasik në Mesdheun perëndimor.

Image

Mos e humbisni një anije që niset nga porti i Civitavecchias, Explorer of the Seas, për udhëtime nga 7 deri në 12 netë mes Mesdheut perëndimor dhe lindor me ishujt grekë .Në Europën Veriore Brilliance of the Seas do të niset nga Amsterdami për kroçerat në Detin Baltik dhe Jewel of the Seas për të eksploruar fjordet norvegjeze, Skandinavinë dhe Rusinë me nisje nga qyteti i Kopenhagenit.Do të jenë dy anije që largohen nga Southampton, pas pesë vitesh mungesë kthimi i Anthem of the Seas për itineraret interesante nga 8 deri në 14 netë mes Mesdheut, Evropës Veriore dhe Ishujve Kanarie. Anija tjetër është Indipendence of the Seas, do të ofrojë kroçera nga 7 deri në 14 netë për fjords norvegjeze, ishujt Kanarie dhe Afrikës Veriore, Skandinavi dhe në Rusi dhe në pjesën italiane të Mesdheut, duke përfshirë destinacione të reja si Agadiri në Marok dhe në Ponta Delgada e arkipelagut portugez të Azores. Për herë të parë, një anije e klasit Freedom do të lundrojë në Baltik në një itinerar 14-ditor, me qëndrime në Kopenhagë, Danimarkë dhe Shën Petersburg, Rusi.Një tjetër risi interesante përfaqësohet nga pozicionimi në Nju Jork (SHBA) të Oasis of the Seas, anija e parë e lundrimit që mburret titullin sim ë e madhja në botë. Rinovuar plotësisht gjatë vitit 2019, nga Cape Liberty në Bayonne, New Jersey, nga maji 2020 me kroçera në ishujt Bahamas gjatë gjithë verës me itineraret që zgjasin 7 netë, dhe disa lundrime të shkurtra në veri, si në New England dhe Kanada. Duke përfunduar kështu listen e ofertave të Royal Caribbean, ju sugjerojmë një udhëtim special me Mariner of the Seas dhe Navigator of the Seas në ishujt Bahamas dhe në ishull privat CocoCay.Kompania italiane Costa Cruises ka sjellë gjithashtu programin dyvjeçar 2020/2021, si dhe konfirmimin e disa prej itinerareve më të kërkuara. 

Një tjetër anije e re vjen në flotë, Costa Smeralda , ekologjike, përdor lëndë miqësore me mjedisin dhe patjetër do të jetë ylli i rradhës për serine e anijeve Costa. Ajo do të kryejë itinerary klasik të Mesdheut Perëndimor, me nisje nga qyteti i Gjenovës, me ndalesë në Ibiza dhe Valencia, portet e kërkuara spanjolle. Në një lundrim në Detin Adriatik midis ishujve grekë dhe Kroacisë do tju çojë Costa Deliziosa dhe Costa Luminosa dhe Costa Mediterranea. Ëndrra e çdo udhëtari, xhiroja e botës, e propozuar nga Costa Cruises që në vitin 2011, dhe do të bëhet e mundur me Costa Deliziosa me nisje nga Savona me 8 janar 2021 me një itinerar të ri të dedikuar për Afrikën dhe Amerikën, me ndalesa interesante në Tierra del Fuego, Kili dhe Peru vetëm për të përmendur disa. Së fundmi, itineraret në Europëm Veriore gjithashtu do të kenë të përfshira nga fjordet, Islandën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kepin i Veriut.

Lajme të tjera Blog

PËRSE NE