Inaugurimi i MSC Grandiosa - Spektakël dritash në Hamburg

Data : 05-12-2019

Autori : Delinda Muçollari

Hamburg, Gjermani – 9 nëntor 2019

 

Asnjë ceremoni e MSC Cruises nuk mund ta humbasë sharmin dhe shkëlqimin për asnjë moment dhe kompania kujdeset në detaj që ky rregull të mbetet i tillë. Ishte porti I Hamburgut, vendi ku u planifikua të zhvillohej e gjithë mikpritja e agjentëve të udhëtimit (MSC angazhon 14 000 agjentë nga e gjithë bota) dhe të medias ndërkombëtare për të pasqyruar një event kaq të rëndësishëm sikurse pagëzimi zyrtar dhe nisja për lundrimin e parë e anijes MSC Grandiosa.

Image

Nuk mund të mungonte kumbara e tashmë 15 anijeve të MSC Cruises, ikona e bukurisë, Sofia Loren dhe tashmë mikpritësja dhe show girl Michelle Hunziker që do të drejtonte show-n e mbrëmjës së 9 nëntorit. Ishte hera e parë që MSC vendosi të zhvillojë të gjithë ceremoninë në brendësi të anijes, për shkak edhe të kushteve të motit në këtë fillim nëntori dhe për t’i prezantuar gjithashtu të ftuarit me disa nga pikat kyçe të argëtimit në anije sikurse është Promenada Galeria, Teatri ‘La Comedie’ dhe një nga baret më të këndshme në katin e 7-të anijes ‘Champagne Bar’. Co-host ishin gjithashtu moderator të njohur të televizionit në Gjermani si Jochen Schropp, Annemarie & Wayne Carpendale, DJ Mousse T. dhe këngëtarja Emma Lanford.

 

Është një mirëseardhje e jashtëzakonshme për një anije të jashtëzakonshme. Projektuar për të siguruar emetime edhe më të pastra të ajrit dhe përmirësuar performancën e përgjithshme mjedisore si në det ashtu edhe në bregdet, MSC Grandiosa është e pajisur me teknologji të përparuar dhe vendos një standard të ri për qëndrueshmërinë në det.

 

Në bord, të ftuar të të gjitha moshave dhe interesave do të gjejnë diçka për shijen e tyre, duke përfshirë:

• Dy shfaqje origjinale të reja nga Cirque du Soleil at Sea ekskluzive për mysafirët e MSC Cruises

• Një Promenade Mesdhetare 93 metra e gjatë me dyqane dhe restorante ndërkombëtare

• Një përvojë e artit gjithëpërfshirës që paraqet skica nga seriali ‘Danse’ Dessin i Edgar Degas

• Zonat dedikuara të fëmijëve të dizajnuara në partneritet me Chicco dhe LEGO

• Asistenti i parë virtual në botë i lundrimit dixhital - ZOE - në çdo kabinë

Lajme të tjera Blog

PËRSE NE