MSC Seaview

MSC Seaview është anija e dytë e klasit Seaside e inauguruar në qershor të vitit 2018. Anija prej 160,000 tonësh dhe me kapacitet prej 5,179 pasagjerësh ofron për pushsuesit udhëtime në Mesdheun perëndimor. MSC Seaview është ndërtuar në kantjerin italian ‘Fincantieri’ dhe ka 463,000 metra katror të hapësirave publike, duke përfshirë edhe ashensorët panoramikë me pamje nga deti, me dysheme qelqi, një park gjigand me ujë dhe një shëtitore të hapur me dyqane, bare dhe restorante. Seaview ka 14 suita me ballkon, me pamje nga deti dhe ofron komoditet dhe luks në të njëjtën kohë, me një dizajn të rafinuar. Nëntë restorante në bord me një shumëllojshmëri kuzhine, hapësirë Spa shumë spacioze me sallën e fitnesit dhe sallonin e bukurisë. Parku i ujit ka pesë rrëshqitëse, duke përfshirë një tub rrëshqitës për ata që kërkojnë adrenalinën,aty ku kombinohen video games, dritat dhe muzika. Anija gjithashtu ofron zipline-in më të gjatë në det. Nga pikëpamja e teknologjisë, MSC Cruises ka nënshkruar n...

PËRSE NE