Costa Venezia

Costa Venezia, e ndërtuar në Itali nga Fincantieri, do të inaugurohet dhe do të fillojë lundrimin e saj nëpër oqeane në mars 2019. Ashtu sikurse e paralajmëron emri vetë, dizajni i anijes është tërësisht i dedikuar dhe i frymëzuar nga Venecia, kjo perlë e rrallë italiane. Ja pra, nëse ju nuk mund të shkoni atje, Venecia dora vetë vjen tek ju! Pushuesit do të përjetojnë një eksperiencë unike dhe duke e lënë veten të joshen nga ushqimi, muzika italiane dhe argëtimi në një udhëtim "virtual" në Venecia, ku nuk mungojnë ballot me maska dhe as tematika e gondolave dhe gondolierëve tipikë të këtij qyteti. Anija do t'i kushtohet ekskluzivisht vizitorëve aziatikë menjëherë pas inaugurimit.

PËRSE NE