Costa Cruises

Më shumë kritere...

Costa Cruises


Costa Cruises është sot kompania kryesore e lundrimit në Europë. Historia e saj fillon nga një familje gjenoviane, Costa, e cila e themeloi atë më 1854 si një kompani për tregtimin e vajit të ullirit dhe pëlhurave në Mesdhe dhe jashtë saj. Pas Luftës së Dytë Botërore, kompania i bëri më të larmishëm aktivitetet e saj dhe filloi transportin e udhëtarëve. Vetëm prej vitit 1985 e në vazhdim me inaugurimin e anijes Costa Riviera, kompania COSTA u bë një SH.A.dhe u dedikua ekskluzivisht në industrinë e kroçerave, duke u bërë një kompani e tregtuar publikisht në vitin 1989. Gjatë viteve nëntëdhjetë ajo rriti numrin e udhëtarëve në mënyrë të konsiderueshme falë ndërtimit të anijeve të reja dhe fushatës reklamuese televizive. Në vitin 1997, familja Costa transferoi kontrollin e kompanisë në kompaninë amerikane të grupit Carnival Coorporation.

Flota

Aktualisht ka 15 anije turistike:

Të gjitha anijet e Costa Cruises