Celebrity Century

Me peshë prej71.545 ton, me kapacitet prej 1.814 pasagjerësh Celebrity Century bëri debutimin e saj në 1995. Anija ofron një përvojë intime dhe të rehatshme të anijeve të vogla, por natyrisht si të gjitha anijet pak të vjetra në kohë , edhe Century ka pësuar një ndryshim në vitin 2006 ku u shtuan risi të rëndësishme si: 314 kabina me ballkon , një restorant shumë i kushtueshëm Francesce Continental dhe AquaSpa Café, e cila ofron kuzhinë të shëndetshme (dhe shumë të shijshme). Përveç kësaj, Celebrity Century ka si armë të madhe në avantazhin e saj itineraret fantastike që ofron, kalimin në detet e Alaskës dhe kalimin në brendësi të saj, pastaj në Australi, në Kanalin e Panamasë dhe Hawai. Century ofron pikërisht ambientin dhe atmosferën e duhur për të vizituar këto pjesë të botës dhe sigurisht që nuk ka nevojë për rrëshqitëse uji apo atraksione të mëdha sepse itinerari tashmë është atraksioni më i madh i kësaj anijeje.

PËRSE NE