SANTORINI

Sipas nesh, Santorini është një nga vendet më të mahnitshme në tokë. Protagonist i një prej shpërthimeve më të forta vullkanike në historinë e Tokës, rreth vitit 1450 p.e.s - Santorini është padyshim më piktoresku i të gjithë ishujve grekë. Zyrtarisht ishulli është Thira, por emri latin Santorini vazhdon të përdoret më tepër. Me plazhet e saj të zeza dhe një peizazh shterpë, ngjan më shumë si një nga ishujt Kanarie, edhe pse kishat e saj të lyera në ngjyrë të bardhë dhe shtëpitë me pamje nga deti ofrojnë një nga peizazhet më të njohur dhe të bukur në botë . Kurt ë mbërrini me kroçerën tuaj buzë këtij ishulli, do të vini re shumë anije të tjera që qëndrojnë bri njëra-tjetrës, teksa pushuesit afrore në mol me barka të vogla. Nëse ju jeni një dashnor i përvojave unike, ne ju këshillojmë që të ngjitni konin e vullkanit për të shkuar në Firostefani në anën e mushkave që do ti gjeni ngado. Nga ana tjetër, nëse moti nuk është shumë i kthjellët, merrni teleferikun. Në port dhe në qytet mund të marrësh me qira edhe makinë edhe skuter. Ne ju këshillojmë ta bëni këtë në mënyrë që të bëni një udhëtim të shpejtë në ishull dhe të shihni të gjitha aspektet e tij. Mos harroni të provoni kuzhinën greke, sufllaqet, gjirot, apo edhe peshkun e zgarës, pse jo edhe birrën lokale të quajtur ‘Donkey’ . Nëse anija nuk largohet herët mos harroni të shkoni në Oia për të parë muzgun.
undefined

PËRSE NE