GEIRANGER

Geiranger është një fshat i vogël në fund të Geirangerfjordit që do tju mbushë mushkëritë me ajrin më të pastër në botë. I mbrojtur prej Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ai është një nga perlat më të çmuara të Norvegjisë, në pjesën verilindore të saj. Thesari i vërtetë është vetë fjordi, me malet e tij të gjelbra, majat me borë dhe ujëvarat përrallore. Guxoni të ecni nëpër shtigjet e ngushta dhe të zbuloni vetë ku fshihen këto burime të magjishme dhe aq piktoreske. Për ju që nuk jeni fansa të ecjes, shijojeni panoramën duke u ngjitur me autobus ose duke marrë me qira veturat panoramike. Në disa ndalesa do të gjeni teleskopë për të ndjerë gjithçka më afër dhe pika vrojtimi që do tju ofrojnë imazhe të rralla. Gjatë stinës së verës vendi ndriçhet herët në mëngjes dhe në pasditen e vonë gjithashtu. Lundrimi përgjatë këtij fiordi do të jetë kulmi i një itinerari norvegjez.Udhëtimet në fjordet norvegjeze fillojnë në muajin maj deri në muajin gusht dhe rezervimet duhet të kryhen që tani!
undefined

PËRSE NE