STAVANGER

Bëhuni gati për një destinacion që i tejkalon pritshmëritë! STAVANGER ! Natyrë e pangatërrueshmë në fjord dhe qytet i dalë nga përrallat! Eksperienca juaj në Stavanger do të fillojë në një mëngjes të hershëm duke lundruar buzë fjordeve për të mbërritur më pas në portin e bukur buzë qytetit. Do të jeni aq afër sa mund të sodisni ballkonet e shtëpive të bardha me saksitë e luleve shumëngjyrëshe, si në një pranverë të përhershme. Ky qytet ka vlera histoike edhe në lidhje me vikingët. Që nga koha e vikingëve, fati i Stavanger ka qenë i lidhur me detin. Rajoni në juglindje të Norvegjisë u formua së pari 10.000 vjet më parë, dhe Vikingët filluan ekspeditat e tyre detare nga këto brigje. Në kohët më moderne, peshkimi ishte themeli i qytetit dhe ruajtja e sardeleve ishte një aktivitet i madh i të ardhurave. Sot industria e naftës në Detin e Veriut rregullon Stavangerin, që shpesh quhet kryeqendra e Naftës së Norvegjisë.Shënojeni në listën tuaj 'MUST' këtë mrekulli të natyrës, që njerëzit e kanë trajtuar me dashurinë dhe përkujdesin më të madh!
undefined

PËRSE NE